Abidal mund t’i kthehet futbollit

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 31/05/2012 në ora 16:55   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Barcelonë, 31 maj (BotaSport) – Eric Abidal mund të luajë sërish futboll pas transplantimit të mëlçisë, ka njoftuar kirurgu i cili kreu operacionin.

Reprezentuesi francez, 32 vjeç iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për të hequr një tumor në mëlçi vitin e kaluar por pas rikthimit në fushat e lojës, u desh të bëjë transplantim më 10 prill pasi organi i ishte dhënë nga një kushëri.

“Varet prej tij. Unë nuk do ta ndalja. Koha do të tregoj”, tha doktor Juan Carlos Garcia-Valdecacas për televizionin spanjoll TV3.

“Nëse Eric përgjigjet mirë, nuk ka arsye pse të mos luajë sërish. Mëlçia është organ që rigjenerohet për tre muaj. Abidal duhet të rikuperohet pak nga pak, por mes tre deri në gjashtë muaj, ose deri në një vit pas intervenimit, pacienti është në gjendje të ketë një jetë normale. Ai është gjithmonë pozitiv. Ai është karakter pozitiv, i jashtëzakonshëm. Kurrë nuk është ankuar për asgjë”, u shpreh Valdecacas.

Futbollistët e Barcelonës shfaqën një fanellë me emrin e tij mbi trofe kur festuan triumfin në Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos të premten e kaluar.


MARKETING



Fjalët Kyqe: , , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.