Agron Xhila fiton edhe titullin WBC Junior të botës

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 09/08/2012 në ora 16:45   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

(BotaSport) – Boksieri 23 vjeçar shqiptar Agron Xhila, nxënës i kampionit evropian Nuri Seferi, ka arritur të fiton edhe titullin “WBC Junior” të botës në kategorinë “Cruiserweight”.

Të Shtunen në Elzach të Gjermanisë Xhila e ka mposhtur kundërshtarin Peter Omondi nga Kenia me KO në raundin 9.

Agron Xhila në vitin 2011 i ka fituar edhe 2 titujt e tjerë të juniorve të organizatave IBF & WBO, dhe me fitimin e titullit të tretë WBC ka unifikuar kështu 3 titujt më të mëdhej në botë në grupmoshen juniore deri në 24 vjetë. Kësi rasti deri tani nuk ka pasur asnjëherë në botë, sepse menaxherët dhe promotorët e mëdhej të boksit koncentrohet zakonisht në një federatë, por menaxheri i boksierit shqiptar, zvicerani Oliver Duetschler si duket ka për synim grumbullimin e sa më shumë titujve!

Ndërkohë Xhila është ngritur në poziten e 15 të ranglistës botërore WBO (pa dallim grupmoshash), ku p. sh. në vëndin e 5 gjindet mësuesi apo trajnieri i tij Nuri Seferi dhe këtu mund të thuhet se Agron Xhila është sportist me fatë, sepse asnjë boksier tjetër shqiptar deri tani nuk e ka patur rrugen më të lehtë se ai në boksin profesionist për tu ngritur deri në poziten e 15 të botës (pa dallim grupmoshash).

Me vetëm 16 duele profesionste dhe 21 poena në boxrec (që do të thotë se kualiteti i kundërshtarëve nuk ka qen i lartë), Xhila ka arritur të ngritet tejet lartë në ranglisten rregullore të WBO-së, ndërsa IBF dhe WBC akoma nuk i kanë dhënë aq shumë rëndësi titujve junior të botës, por edhe në këto Federata pritet një ngritje e mirë për boksierin shqiptarë i cili ka dukshëm peshë të tepërt.


MARKETING



Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.