(BotaSport) – Tenisti britanik Andy Murray, atë që nuk e bëri në fushën e njëjtë të Wimbledonit javë më parë pikërisht në finale e Grand Slamin më të madh dhe më të njohur në botën e tisinit, e bëri në Lojërat Olimpike Londra 2012, duke e mposhtur tenistin më të mirë në botë, Roger Federer, me rezultat ekspres të shpejtë 3:0 në sete 6:2/ 6:1/6:4.
Murray ishte në formë të shkëlqyer dhe nuk bëri asnjë gabim në tërë takimin dhe në këtë mënyrë i gëzoi për herë të parë me miliona britanik të cilët kanë pritur me vite për të parë idhullin e tyre duke fituar në tokën angleze sidomos kundër një tenisti si zvicërani si Roger Federer. Nga ana tjetër ishte ky prezantimi më i dobët i Federerit në disa vitet e fundit.
