Daegu, 4 shtator (BotaSport) – Rekord i botës për Xhamajkën e Usain Boltit në garën 4×100 metra, në Botërorin e Atletikës, në Daegu të Koresë së Jugut.
Sprinterët karaibikë e kanë mbyllur garën për kohën 37″04, duke e mposhtur primatin e vjetër, 37″10, të arritur në Pekin, duke e rrëmbyer kështu medaljen e artë. Pozita e dytë dhe medalja e argjendtë i takoi Francës së LeMaitre, kurse e treta dhe e bronzta shkoi për Saint Kitts.
Fjalët Kyqe: Atletika, Bolt, Daegu, Xhamajka
