ATP Montecarlo: Në finale, Nadal–Djokovic

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 21/04/2012 në ora 19:33   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Montecarlo, 21 prill (BotaSport) – Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të luajnë në finale të turneut Atp Montecarlo, pasi u treguan të suksesshëm në gjysmëfinale ndaj kundërshtarëve përkatës.

Tenisti spanjoll, sot e eliminoi në gjysmëfinale francezin Gilles Simon, pas dy setesh: 6-3 e 6-4. Ish numri 1 i botës nuk hasi në ndonjë problem për ta mundur kundërshtarin.

Në anën tjetër, serbi, numër 1 në botë ia doli ta mund çekun Tomas Berdych me vështirësi, pas tri setesh: 4-6, 6-3 e 6-2. Çeku ishte më i mirë në setin e parë, kurse më pas doli në skenë ‘Nole’, që përmbysi gjithçka.

Finalja e Masters 1000 të Montecarlos do të zhvillohet të dielën. Të dy tenistët, si Nadal ashtu edhe Djokovic janë në formë të mirë, kështu që pritet të zhvillohet një meç mjaft interesant të dielën.


MARKETING



Fjalët Kyqe: , , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.