Balotelli: Nata ime më e mirë

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 29/06/2012 në ora 17:21   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, është i ngazëllyer me paraqitjen e tij në fitoren e Italisë ndaj Gjermanisë.

Balotelli shënoi dy gola për t’i dhënë fitoren 2-1 Italisë në gjysmëfinalen e Euro 2012 dhe ia siguroi biletën për në finale.

“Në fund të ndeshjes kur shkova te nëna ime, ky ishte momenti më i mirë. I thash asaj se ato gola ishin për të”.

“Kam pritur një kohë të gjatë për këtë moment, veçanërisht pasi nëna ime nuk është e re tashmë dhe nuk mund të udhëtojë larg, andaj duhej ta bëja atë të lumtur kur ajo bëri gjithë atë rrugë deri këtu”, ka thënë Balotelli.


MARKETING



Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.