
Tiranë, 28 maj (BotaSport) – Etrit Berisha ka debutuar mbrëmë me Kombëtaren shqiptare, në fitoren 1:0 ndaj Iranit, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.
Portieri i Kalmarit ka pasur dy pritje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë, derisa ka shfaqur siguri gjatë tërë takimit.
“Isha pak i emocionuar, por edhe i privilegjuar. Mu dha një rast jetësor, është një nder i madh të mbroj për Kombëtaren, e cila për mua është gjithçka. Jam i gatshëm ta jap kontributin tim, sa herë që Shqipëria ka nevojë për mua”, tha portieri kosovar.
Ai është i vetëdijshëm për konkurrencën që e pret me portierin tjetër kosovar të Kombëtares, Samir Ujkani.
“Konkurrenca është gjithmonë e dobishme, pasi që shërben për t’u bërë më të fortë”, përfundoi Berisha.
Fjalët Kyqe: Etrit Berisha, Kombëtarja Shqiptare
