(BotaSport) – Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është i vendosur ta fillojë sezonin e ri duke fituar Superkupën e Italisë ndaj Napolit.
Gjigantët nga Torino impresionuan sezonin e kaluar duke fituar titullin e Serie A pa humbur asnjë ndeshje dhe veterani italian shpreson ata ta fillojnë mbarë edhe këtë sezon.
“Ne kemi vendosur një cak të rëndësishëm para nesh. Ne duam të bëjmë një paraqitje të mirë dhe ta fitojmë këtë kupë – kjo do të thotë shumë për ne”, ka thënë Buffon për faqen zyrtare të Juventusit.
Superkupa e Italisë zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 14:00 dhe do të luhet në Pekin të Kinës.
