Ronaldo – 8 gjërat që nuk i dini për të

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 29/06/2012 në ora 17:26   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Ai është futbollisti më i mirë në botë. Ai është superylli i klubit më prestigjioz në botë, Real Madrid dhe është lideri, kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë. Në Euro 2012 ai ka shfaqur paraqitje epike në momentet më vendimtare për ekipin e tij. Këto të gjitha ju sigurisht se i dini, por para duelit gjysmëfinal ndaj Spanjës, Telegrafi zbulon detaje tjera që nuk i dini për CR7.

8 gjëra që nuk i dini për Cristiano Ronaldon

1- Cristiano Ronaldo gjithmonë luan me fanellë me mëngë të gjata

2- Përpara fillimit të çdo ndeshje, ai i rregullon flokët në mënyra të ndryshme dhe i ndryshon ato në pushim të ndeshjes.

3- Cristiano gjithmonë futet me këmbën e djathtë në fushë dhe qëndron i fundit, por tani (Euro 2012) ai futet i pari sepse është kapiten.

4- Cristiano e heq shiritin e kapitenit menjëherë sa mbaron ndeshja.

5- Në autobusin e Portugalisë, Cristiano ulet në fund dhe del gjithmonë i fundit.

6- Në aeroplanin e Portgualisë, Cristiano ulet në vendet e para me Pepen dhe del gjithmonë i pari.

7- Cristiano gjithmonë pëlqen të mbajë një top në këmbët e tij kur është duke folur në zhveshtore me shokët e tij të ekipit.

8- Cristiano asnjëherë nuk e ndërron muzikën në zhveshtore, Meireles dhe Veloso kujdesen për këtë gjë.


MARKETING



Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.