Skenderaj, 15 prill (BotaSport) – Skuadra e Drenicës po mendon për një barazim në ndeshjen ndaj Besës së Pejës, ku takohen sot në kuadër të javës së 24-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Kështu ka bërë më dije trajneri i Drenicës, Bylbyl Sokoli.
“Besa ka skuadër të fortë, por ne do të mundohem të fitojmë një pikë në Pejë, e nëse do t’ia arrijmë qëllimit do të largohemi nga zona e rrezikuar”, tha Sokoli. Drenica pavarësisht përforcimeve dhe investimeve të mëdha në janar nuk e ka synim titullin e kampiones, por mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Aktualisht skuadra e Drenicës është e shtata në renditjen tabelore më 29 pikë të grumbulluara.
Fjalët Kyqe: Besa, Drenica, FB, Sokoli, Superliga
