Londër, 22 maj (BotaSport) – Sulmuesi Didier Drogba pritet të largohet nga Chelsea. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez në faqen zyrtare.
Ndërsa një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. “Mund të konfirmojë largimin nga Chelsea, por jam krenar më të arritura në ketë klub. Kemi fituar të gjithë trofetë e mundshëm, por më i veçanti ishte ai i të shtunës ndaj Bayern Munchen”, tha Drogba. Sukseset e ish-sulmuesit të Marseillet nuk kanë qenë të vogla si në Angli ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Drogba është shpallur edhe dy herë si sulmuesi më i mirë në Premier League në vitin 2007 dhe në 2009.
Fjalët Kyqe: Chelsea, Drogba, FB
