Duro s’heq dorë nga kombëtarja

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 09/05/2012 në ora 15:23   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Tiranë, 9 maj (BotaSport) – Nëse ishte pritur Klodian Duro që t’i varë “këpucët në gozhdë”, sikundër një prej kolegëve të tij më të mirë në Kombëtare, si Altin Lala, duhet të harrohet, sepse mesfushori beson ende se mund t’i japë futbollit jo vetëm te Tirana, por edhe ekipit përfaqësues.

Madje një rikthim në Kombëtare ai e sheh si një bast personal, si për të treguar se është ende ai lojtari, ku varej edhe loja e skuadrës sonë në mesfushë.

“Unë nuk kam thënë ndonjëherë se jam larguar nga kombëtarja. Puna ime si futbollist është që të bëj gjithnjë më të mirën në fushë dhe ta detyroj trajnerin e kombëtares, cilido qoftë ai, që të më grumbullojë në skuadër. Sigurisht, unë nuk dua të kthehem në Kombëtare sepse kam luajtur shumë me atë skuadër, por vetëm nëse e meritoj dhe në këtë pikë do bëj të pamundurën që ta vë vështirësi trajnerin për të më grumbulluar.


MARKETING



Fjalët Kyqe: , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.