
Sfida ndërmjet Anglisë dhe Italisë ishte e fundit e fazës çerekfinale, me ç’rast mësuam edhe gjysmëfinalistin e katërt të Euro 2012.
Azzurët i bashkohen Gjermanisë, Portugalisë dhe Spanjës në top-katër përfaqësueset e turneut, të cilat do të përpiqen ta fitojnë titullin e më të mirit të Evropës.
Portugalia në çerekfinale eliminoi Republikën Çeke (1-0), ndërsa në gjysmëfinale do të ketë punë me Spanjën, e cila eliminoi Francën (2-0).
Kundërshtari i Italisë në gjysmëfinale – Gjermania u kualifikua në fazën e katër të fundit pasi e shkeli Greqinë me rezultat 4-2.
Më poshtë ju sjellim njëmbëdhjetëshin më të mirë të fazës çerekfinale të Euro 2012 (4-3-3):
Portier: Gianluigi Buffon
Mbrojtës: Glen Johnson, Pepe, Mats Hummels, Jordi Alba
Mesfushorë: Xabi Alonso, Andrea Pirlo, Sami Khedira
Sulmues: Marco Reus, Miroslav Klose, Cristiano Ronaldo.
Fjalët Kyqe: FB
