Mesfushori i Spanjës, Cesc Fabregas, ka deklaruar se Stuhia e Kuqe do të duhet që të ketë vëmendje të posaçme ndaj mesfushorit Andrea Pirlo.
“Duhet që të ndalim sulmuesit e Italisë, ashtu sikurse Pirlon. Balotelli është lojtar i madh dhe këtë ai e tregoi dje. Ai shënoi dy gola të mrekullueshëm ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale”.
“Kjo flet më shumë se gjithçka tjetër. Më pëlqeu mënyra se si ai luajti. Ai do të jetë i rrezikshëm, ashtu sikurse Cassano dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Fabregas.
