(BotaSport) – Talenti i ri shqiptarë Fatjon Murati luftojë me 24 Mars për titullin WBO të Europës në kategorinë gjysmë të rëndë kundër sllovenit Denis Simcic në vëndin e tij (Maribor, Slloveni).
Lufta ishte përcaktuar vetëm 3 ditë para të së Shtunës, Murati udhëtoi për në Slloveni dhe e zhvilloi një luftë burrërore mbi 12 raunde.
Askush nga ekspertët e boksit ndërkombëtarë nuk kishte menduar se një 21 vjeçar nga Shqipëria me vetëm 16 duele profesioniste do të luftonte mbi 12 raunde kundër boksierit Denis Simcic i cili është 10 vite më i moshuar dhe i kishte 28 duele si profesionist. Provoja e Simcic në boks është një dekadë më e gjatë se ajo e Murati-t por kjo nuk u vërejt të Shtunën në duelin e këtyre të dyve.
Murati ishte boksieri më agresiv dhe më aktiv gjatë gjithë kohës, aty u pa kjartë se talenti shqiptarë dashi të shfrytëzoj mundësinë e tij historike me çdo kusht, Murati është boksieri i parë shqiptarë që luftoi për titullin Evropian në moshën 21 vjeçare.
Kundërshtari Simcic gjindej disa herë në vështirësi dhe ishte plotësisht i habitur me punen e mirë të boksierit shqiptarë, Simcic e kishte një përparësi të madhe në peshë, në momentin kur ka filluar lufta Simcic duhet të ketë qenë 6 deri në 7 kg më i rëndë se Murati i cili nga natyra i takon më shumë peshave super te mesme.
Pas 12 raundeve të kësaj ndeshjeje në Maribor, fitues me poena u shpall vëndasi Denis Simcic, siç duket gjyqtarët i kanë vlersuar më së shumti kundërgoditjet e sllovenit Simcic dhe statusin e favoritit, por Simcic e mori vetëm një titull, ndërsa zemrat e tifozëve të boksit i mori boksieri shiptarë i cili e prezantoj kombin shqiptarë me plot dinjitet dhe arriti të len një përshtypje shembullore tek ekspertët e boksit ndërkombtarë, shume media shqiptare madje janë te mendimit se dueli duhet ta kishte fituar Murati.
Kjo ishte gjithsesi lufta më e vlefshe ndër 16 luftrat të tjera të Fatjonit, në këtë mbrëmje ka arritur më shumë popullaritet se në 4 vitet e fundit, vetë kundërshari i tij Simcic e ka vizituar Fatjonin edhe në kabinë pas duelit dhe e ka shprehur rrespektin ndaj tij në mënyrën më të mirë të mundshme. E ardhmja i takon padyshim boksierit shqiptarë, këtë e ka thënë këshilltari i tij Luan Dreshaj i cili do të shqyrton mundësitë për ngritjen e Fatjon Murati-t në ranglistat botërore dhe për shumë duele të tjera që do të mburrin popullin shqiptarë
