Londër, 21 janar (BotaSport) – Boltoni do ta gostisë sot Liverpoolin, në kuadër të xhiros së 22-të të kampionatit anglez të futbollit, Premierligë. Ekipi i Owen Coyles ka rrëmbyer vetëm katër pikë këtë sezon në stadiumin Reebok Stadium.
Në anën tjetër, Reds do të mundohen ta gjejnë golin si mysafir, pasi jo shumë shpesh kanë qenë të suksesshëm këtë sezon. Në mungesë të sulmuesit kryesor, Luis Suarez, tek Liverpooli sulmi do të udhëhiqet nga treshja Kuyt-Caroll-Bellamy. Në anën tjetër, vendësit në sulm do t’i drejtojë ish sulmuesi i ekipit nga Anfield Road, Ngog.
Formacionet e mundshme
Bolton: Bogdan, Steinsson, Knight, Wheater, Ricketts, Reo-Coker, Muamba, Eagles, M. Davies, Petrov, Ngog
Liverpool: Reina, Johnson, Skrtel, Carragher, Jose Enrique, Henderson, Gerrard, Downing, Kuyt, Carroll, Bellamy
Fjalët Kyqe: Bolton, Formacionet, Liverpool, TN. Futbolli Anglez
