
Sevilla, 17 mars (BotaSport) – Barcelonën e pret një punë e vështirë sonte, në vizitën që do t’ia bëjë Sevillës, në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.
Katalunasit do të tentojnë t’i bëjnë presion rivalit Real Madrid, duke fituar në udhëtim në Andalucia.
Ekipi i Pep Guardiolës e viziton ekipin e Ramon Sanchez Pizjuan, me vendësit që vijnë nga humbja me Sporting Gijonin.
Një dështim eventual i Barçës do t’ia shuante këtij ekipi edhe përfundimisht gjasat për titull të kampionit, të cilin e fiton për tri vjet rresht. Kjo ndeshje fillon në ora 20:00.
Formacionet e mundshme
Sevilla: Palop, Coke, Escude, Fazio, Navarro, Medel, Navas, Rakitic, Trochowski, Reyes, Kanoute
Barcelona: Valdes, Alves, Pique, Mascherano, Adriano, Xavi, Busquets, Iniesta, Messi, Cesc, Pedro
Fjalët Kyqe: Barcelona, Formacionet, Futbolli Spanjoll, Sevilla, TN
