Miami, 25 maj – Skuadra e Miami Heat është kualifikuar në finale të Konferencës Lindore, pasi e mposhti skuadrën e Indiana Pacers me rezultat 105-93.
Miami ketë sukses e arritur fitojë serinë gjysmëfinale të playoffit të Lindjes me rezultat 4-2 nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, dhe në finalet (e Lindjes) do të takohet me Boston Celtics ose Philadelphia 76ers. Këto dy të fundit do ta zhvillojnë ndeshjen e shtatë vendimtare, nesër (e shtunë) në Boston. Dwayne Wade ishte me i dalluari me 41 pikë, 10 kërcime dhe tre asistime, derisa MVP i sezonit, LeBron James, shënoi 28 pikë. David West ishte shënuesi më i mirë te Indiana me 24 pikë, ndërsa George Hill kontribuoi me 18 pikë.
Fjalët Kyqe: FB, Indiana, Miami, NBA
