Humb Tefik Bajrami

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 15/04/2012 në ora 16:55   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Luzern, 15 prill (BotaSport) – Tefik Bajrami e humbi ndeshjen e së premtes, në turneun e boksit, i cili u transmetua në televizionin Eurosport, ‘Bigger`s Better’.

Fati e deshi ashtu që shorti ra që në ndeshjen e parë, ‘Uragani’ shqiptar të ndeshet me rusin Evgeni Orlov, i cili është 2.03 i gjate dhe peshon 153 kg.

Pjesëmarrja e rusit nuk ka qenë e paraparë, sepse Bajrami do të ishte në gjendje të përgatitet mu për atë ndeshje. Por, një ukrainas nuk ka mundur të marrë pjesë, kështu që, në vend të tij ka ardhur rusi. Orlov e fitoi këtë turne, ku në 3 meçe, i fitoi të gjitha.

Ndërkohë, Bajrami sot ka marrë përsëri ftesë për të marrë pjesë në turneun tjetër në fund të majit, që do të mbahet në Lituani, por e refuzoi atë, për shkak të kohës së shkurtër dhe për shkak se në turne janë të gjithë boksierët e kategorisë së rëndë, kur dihet se Tefiku bokson në kategorinë ‘cruizer’ deri në 91 kg.

‘Uragani’ do ta ketë meçin e radhës më 16 qershor në Austri dhe më 14 korrik në Besianë.


MARKETING



Fjalët Kyqe: , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.