Iniesta sulmon Mourinhon

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 06/07/2012 në ora 00:18   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka akuzuar Jose Mourinhon pas kritikave të trajnerit të Real Madridit për stilin e lojës së Spanjës në Euro 2012.

Mourinho e quajti taktikën e Del Bosques pas sulmues si ‘sterile’ pas barazimit ndaj Italisë në ndeshjen hapëse, kurse Iniesta pasi fitoi trofeun i ka ndarë dy fjalë për teknikun portugez.

“Mourinho është oportunist, ai mezi e priti barazimin ndaj Italisë. Të komentosh mbi këto kritika është humbje kohe. Ne e fituam turneun me këtë sistem dhe me këta lojtarë, kështu që kjo është diçka që nuk duhet të harrojmë”, është shprehur Iniesta.


MARKETING



Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.