Prizeren, 13 janar (BotaSport) – Sulmuesi i spikatur prizrenas, Denis Isaja është kthyer të skuadra e Lirisë. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë futbollisti, i cili ka premtuar maksimumin në çdo ndeshje që do të luaj.
“Që nga e enjtja jam futbollist i Lirisë. Falënderoj skuadrën e Vëllaznimit dhe tifozët ‘Kuqezinjtë e Jakoves’ për mbështetjen sa isha futbollist i kësaj skuadre. Për sa kohë do te jam pjesë e Lirisë do te japë maksimumin e mundshëm. Jam i gëzuar që jam rikthyer në skuadrën ku kam filluar të luaj futboll”, tha Isaja. Ky futbollistë gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur edhe për skuadrën e Ballkanit nga Theranda, kurse në sezonin vjeshtor luajti për Vëllaznimin.
Fjalët Kyqe: Isaja, Liria, Superliga
