Tiranë, 28 maj (BotaSport) – Mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj është shumë i kënaqur me dy paraqitjet në fanellën e kombëtares së Shqipërisë. Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë që të ambientohet ma shpejtë.
“Kam zhvilluar dy ndeshjet e mia te para me ekipin dhe kanë qenë të dyja pozitive. Një sukses shumë i madh. Dua te falënderoj gjithë lojtarët e ekipit kombëtar si dhe stafin për mbështetjen që me kanë dhëne duke me ndihmuar te ambientohem shumë shpejt. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Shqipërisë”, tha Mavraj. Në dy ndeshjet që ka luajtur Mavraj, kuqezinjtë kanë shënuar fitore. Fillimisht e mposhten Katarin (2-1), kurse më pas edhe Iranin (1-0).
Fjalët Kyqe: FB, Mavraj, Shqipëria
