Nadal e ‘rrafë’ Djokovicin në finale

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 22/04/2012 në ora 16:05   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Monaco, 22 prill (BotaSport) – Rafael Nadal është fitues i turneut Atp Montecarlo, pasi e mposhti në finale numrin 1 në botë, Novak Djokovic.

Tenisti spanjoll e ‘rrafi’ serbin pas vetëm 78 minutash, në meçin prej 2 setesh, të cilët i fitoi pa problem: 6-3 e 6-1.

Ish numri 1 në botë kështu e fitoi këtë turne për herë të tetë rresht, duke e barazuar rekordin e tenistit Vila, që kishte fituar tetë herë rresht në turneun e Buenos Aires.

Në 31 përballjet direkte ndërmjet Nadalit e Djokovicit, spanjolli është në avantazh prej 17:14.

Nadal e kishte mposhtur ‘Nolen’ edhe në finalen e vitit 2009 në turneun Masters 1000 të Montecarlos, pas tre setesh: 6-3 2-6 6-1.

Ky ishte turneu i tretë Masters 1000 i sezonit, i cili u mbajt në Country Club.


MARKETING



Fjalët Kyqe: , , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.