Nadal, mbret i Romës

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 21/05/2012 në ora 14:58   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Romë, 21 maj (BotaSport) – Rafael Nadal është mbret i Romës. Tenisti spanjoll e ka fituar turneun Internazionali Bnl d’Italia, i cili u mbajt në kryeqytetin italian, pasi e mposhti në finale tenistin serb Novak Djokovic.

Tenisti nga Mallorca fitoi 2-0 në sete, prej tyre 7-5 e 6-3, duke shfaqur siguri dhe duke mos i dhënë rast numrit 1 në botë.

Nadal e konfirmoi kështu dominimin në fushën me rërë ndaj kundërshtarëve, duke e fituar turneun e radhës, në Itali.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Maria Sharapova u konfirmua mbretëreshë e këtij turneu.

Tenistja ruse ia doli ta mposht në finale kinezen Na Li pas 3 setesh: 4-6, 6-4, 7-6, në një meç i cili zgjati 2 orë e 52 minuta.

Para se të përfundonte seti i tretë, loja ishte ndërprerë për dy orë, për shkak të shiut që ra.


MARKETING



Fjalët Kyqe: , , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.