NBA: Miami – Boston 1-0

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 29/05/2012 në ora 14:01   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

New York, 29 maj (BotaSport) – Miami e ka vazhduar marshin drejt titullit të kampionit, në kampionatin amerikan të basketbollit – NBA.

Dyshja e mrekullive, Dwayne Wade e LeBron James i kanë udhëhequr Heat drejt fitores së parë në finale të Konferencës Lindore, të cilën e shënuan mbrëmë ndaj Bostonit.

Celtics vuajtën në sulm dhe Miami kështu pa problem iu gëzua fitores me rezultat 93:79. “Ishte një lojë e çuditshme, me shumë rënie e ngritje. Kemi mundur të luanim më mirë, por në fund e gjetëm mënyrën se si të fitonim”, deklaroi trajneri i Miamit, Erik Spoelstra.

Mbrojtja e vendësve ishte e sigurt, dhe sulmet e James (32) e Wade (22) ishin të pandalshme për kundërshtarët. Në radhët e Bostonit, më i dalluari ishte Kevin Garnett, që shënoi 23 pikë.

 

Finalja e Konferencës Lindore

 

Rezultati

Miami – Boston 93:79

Miami: James 32 pikë

Boston: Garnett 23 pikë


MARKETING



Fjalët Kyqe: , , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.