NBA: San Antonio, e papërmbajtshme

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 30/05/2012 në ora 14:30   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

New York, 30 maj (BotaSport) – San Antonio është treguar e pa rezistueshme për Oklahoma Cityn, të cilën e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë finale të Konferencës Perëndimore.

Tony Parket ka bërë një lojë të jashtëzakonshme, duke realizuar 34 pikë dhe e duke i ndihmuar Spurs që ta kontrollojnë totalisht ndeshjen.

San Antonio në një moment arriti deri në 22 pikë avantazh, në çerekun e tretë, ndërsa më pas Thunder u rikthyen, po nuk mundën ta shmangnin humbjen me -9 pikë, 120-111.

Tek Oklahoma City, më i dalluari ishte edhe një herë Kevin Durant, që realizoi 31 pikë.

San Antonio e regjistroi fitoren e 20-të rresht, ndërmjet pjesës së rregullt të sezonit dhe garave shtesë, duke e konfirmuar formën e shkëlqyeshme.

Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, Parker me shokë nuk do të kenë problem ta eliminojnë Oklahoman, për t’u kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së.

 

Konferenca Lindore

 

Rezultati

San Antonio – Oklahoma City 120-111

San Antonio: Parker 34

Oklahoma City: Durant 31


MARKETING



Fjalët Kyqe: , , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.