Nesër mund te vendoset për titull

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 29/05/2012 në ora 15:47   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Prishtinë, 29 maj (BotaSport) – Nesër dhe pasnesër pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore zhvillohet në “Riza Lushta” në mes skuadrës së Trepçës ’89 dhe Prishtinës, dhe epilogu i këtij takimi mund ta vendosë edhe titullin e kampionit. Në rast se Prishtina arrin të dalë e pamposhtur nga ky takim, atëherë s do ta sigurojë titullin, një javë para përfundimit të edicionit, ngase aktualisht ka katër pikë më shumë se Trepça’89. Mirëpo, në rast se fitores i gëzohet skuadra mitrovicase, atëherë gjithçka sa i përket titullit të kampionit mbetet të vendoset në javën e fundit.

Çiftet e javës së 32-të

Të mërkurën

 

Trepça ’89-Prishtina        Muhedin Ferati, Ali Peshteri, Kujtim Bajrami

Hysi-Trepça                    Zenel Qorraj, Albert Kastrati, Besnik Morina

Vëllaznimi-Drenica Përparim Hasani, Armend Latifi, Gëzim Mehmeti

Drita-Liria                       Idriz Kelmendi, Safet Berisha, Muharrem Aliu

Besa-Lepenci                  Kreshnik Vula, Mirsad Qehaja, Benon Këpuska

Të enjten

Gjilani-KEK-u                 Ergin Janovaliu, Besnik Sejdiu, Lumturie Muhadri

 

(Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00)


MARKETING



Fjalët Kyqe: , , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.