Ronaldo: Në Euro do të shihni tjetër Portugali

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 05/06/2012 në ora 13:40   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

Madrid, 5 korrik (BotaSport) – Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, beson se përfaqësuesja e tij posedon të gjitha kualitetet për të pasur sukses në Kampionatin Evropian.

Portugalia nuk ka regjistruar asnjë fitore në tri ndeshjet parapërgatitore për Euro 2012 duke nxitur shqetësime rreth formës në turneun evropian.

Megjithatë, lojtari i Real Madridit është i bindur se kombëtarja e tij do të luajë ndryshe në Poloni dhe Ukrainë.

“Kjo skuadër ka potencial për të fituar diçka të rëndësishme dhe gjërat që po na mungojnë tash do të shfaqen në Evropian”.

“Do të japim më të mirën ndaj Gjermanisë, do të vrapojmë nga minuta e parë deri në të fundit dhe shpresoj se gjërat do të shkojnë mirë”, ka thënë Ronaldo për SIC.


MARKETING



Fjalët Kyqe:

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.