San Antonio, në epërsi ndaj Oklahomas

BotaSport.com - Lajme sportive   ·   Nga më 28/05/2012 në ora 11:10   ·   Facebook   ·   Twitter   ·  

San Antonio, 28 maj (BotaSport) – San Antonio nuk di kurrë të dorëzohet. Pasi po humbiste me 9 pikë, vetëm 12 minuta pa përfunduar takimi, Spurs ia dolën ta mposhtin Oklahoma Cityn, në ndeshjen e parë finale të Konferencës Perëndimore.

Manu Ginobili realizoi 26 pikë, për t’ia dhuruar fitoren e parë San Antonios me rezultat 101-98.

Djelmoshat e Gregg Popovich e vazhduan kështu një seri të jashtëzakonshme prej 9 fitoresh rresht në garat e play-offit.

Nëse e konsiderojmë edhe sezonin e rregullt, atëherë ky numër mund të rritet në 19, ndërsa shënuan fitoren e 30-të në 32 ndeshjet e fundit.

Thunders nuk u mjaftuan 27 pikët e Tim Duncanit. Të martën do të zhvillohet beteja e dytë për Perëndimin.

 

Rezultati

San Antonio – Oklahoma City 101-98

San Antonio: Ginobili 26 pikë

Oklahoma City: Durant 27 pikë


MARKETING



Fjalët Kyqe: , , ,

Komentet ()


*


• KUJDES! Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve. Moderatorët e mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



                                   

Të fundit

Fjalët kyqe

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.