
Londër, 10 maj (BotaSport) – Meçi mes dy boksierëve britanikë të kategorisë së rëndë, David Haye dhe Dereck Chisora ka zgjuar interesim të madh te tifozët, që vetëm brenda ditës së parë të shitjes kanë blerë 17 mijë bileta.
Dueli i 14 korrikut në Upton Park pritet të zgjojë vëmendje të madhe pasi Haye dhe Chisora kanë krijuar raport të tensionuar mes vete, që shpërtheu në rrahjen e tyre në konferencë për shtyp pas humbjes së këtij të fundit nga Vitali Klitschko në shkurt të këtij viti.
Haye dhe Chisora kanë caktuar meç edhe pse nuk kanë licencë britanike. Në ‘ndihmë’ të tyre ka dalë Federata e boksit të Luksemburgut.
Ky pritet të jetë njëri prej meçeve më interesante në histori të boksit britanik.
Fjalët Kyqe: Boks, Chisora, Haye
