Bremen, 11 mars Skuadra e shqiptarit Altin Lala, Hannover 96 është mposhtur keq të dielën në Bremen nga skuadra e Werder Bremen me rezultat 3-0.
Sulmuesi Cladio Pizarro në minutën e 31 e hapi serinë e golave (1-0), kurse më pas nga një gol shtuan edhe Prold (49’) dhe Markus Rosnberg (55’) për të kompletuar fitoren e Bremenit. Ndërkohe mesfushori shqiptar Altin Lala është inkuadruar në lojë në minutën e 80 në vend të Pintos. Pas kësaj ndeshje skuadra e Werder Bremen ka grumbulluar 39 pikë dhe zë vendin e gjashtë, kurse skuadra e Hannoverit mbetet në pozitën e shtatë më 35 pikë. Ndeshja e fundit për ketë javë në Bundesliga është ajo në mes Schalke 04 dhe Hamburg.
Fjalët Kyqe: FB, Hannover, Werder Bremen
