Mesfushori i kombëtares holandeze, Sneijder është i bindur se Tulipanët do të arrijnë finalen e Kampionatit Europian 2012, duke shtuar se përballë do ta ketë skuadrën e njëjtë që pati në Botërorin 2010, Spanjën.
“Nuk ka shumë ndryshime në skuadrën e Spanjës. Të gjithë lojtarët janë në moshën 25, 26 vjeçare”.
“Unë mendoj se ata kanë skuadrën më të mirë dhe do të arrijnë në finale, njëjtë sikurse do të bëjmë edhe ne”, tha Sneijder për NUsport.
Ish-trajneri i Spanjës, Luis Aragones është i bindur se skuadra e La Roja do të fitojë titullin e Kampionatit Europian edhe këtë vit dhe kështu do të bëhet skuadra e parë që fiton tre titujë të rëndësishëm rradhazi.
Fjalët Kyqe: FB
