
Amsterdam, 30 maj (BotaSport) – Wesley Sneijder insiston se Holanda i ka të gjitha mundësitë për ta fituar Kampionatin Evropian ‘Euro 2012’, pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë në Kampionatin Botëror ‘Afrika e Jugut 2010’, dy vjet më parë.
“Ndryshimet në stilin e lojës sonë që i ka bërë selektori Bert van Marwijk kanë rezultuar si të suksesshme dhe ne shkuam deri në finale të Botërorit të fundit”, tha fillimisht mesfushori i Interit për të përditshmen holandeze ‘De Telegraaf’.
- “Ne tash synojmë që të arrijnë së paku në finale të Euro 2012. Ne dëshirojmë të bëjmë edhe më shumë, pra ta fitojmë edhe vetë titullin e Evropianin”, u shpreh ish futbollisti i Ajaxit dhe Real Madridit.
Edhe pse nuk pati sezon pozitiv me Interin, Sneijder pritet ta udhëheq ekipin ‘Oranje’ drejt suksesit në kompeticionin që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.
Fjalët Kyqe: Euro 2012, Holanda, Sneijder
