Ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, mendon se Spanja e ditëve të sotme në futboll është e njëjtë për nga talenti me Braziline vitit 1970, por argjentinasi insiston se Stuhia e Kuqe ka vazhdimësi më të mirë të triumfeve.
“Më kënaqte ekipi i Brazilit i vitit 1970. Unë isha 15 vjeç dhe ishte hera e parë që po shikoja një Botëror”.
“Isha i fascinuar nga ai ekip, por më duhet të them se Spanja më bëri të ndihem njëlloj, por me më shumë vazhdimësi. Brazili i vitit 1970 ishte thjesht Brazili i vitit 1970, por Spanja që katër vjet po dominon dhe mendoj se ata duhet të komplimentohen për këtë. Meritën e kanë të gjitha klubet në La Liga, pa dallim”, ka thënë Valdano.
