Londër, 19 nëntor (BotaSport) – Arsenali është bërë ekip i varur nga sulmuesi Robin Van Persie. Futbollisti holandez ka qenë edhe një herë hero i ‘Gunners’, të cilët e mposhtën 2-1 Norwichin, në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje në Premierligë.
Van Persie ka realizuar dy gola për ekipin e Arsene Wengerit. Ndërsa, një gol e realizoi Morison. Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngritet në pozitën e gjashtë në tabelë me 22 pikë të grumbulluara. Kurse, Norwichi është i nënti me 13 pikë. Pas pak fillojnë edhe ndeshjet tjera të xhiros së 12-të të kampionatit anglez, Premierligë.
Fjalët Kyqe: Arsenal, Futbolli Anglez, Norwixh, Premierliga, TN, Van Persie
