Londër, 31 maj (BotaSport) – Mbrojtësi Thomas Vermaelen është i vendosur për të qëndruar gjatë në skuadrën e Arsenalit.
Mbrojtësi belg ka qenë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e “Gunners” që prej transferimit nga Ajaxi në vitin 2009. synimi i tij është të pensionohet në “Emirates Stadium”. “Do të qëndrojë në Arsenal përgjithmonë. Unë e dua Londrën, dhe kam marrë një shtëpi atje. Jam shumë i lumtur dhe nuk kam asnjë arsye për tu larguar”, tha belgu Thomas Vermaelen. Aktualisht Thomas Vermaelen është një nga mbrojtësit më të mirë në botë, dhe ai për Arsenalin ka regjistruar 67 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola.
Fjalët Kyqe: Arsenal, FB, Premier League, Vermaelen
