Romë, 31 maj (BotaSport) – Trajneri serb Vladimir Petkovic edhe zyrtarisht është trajneri i ri i skuadrës së Lazios. 48-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën italiane ku do të përfitojë 600 mijë euro në sezon, plus bonuset në rast të arritjes së objektivave të vendosura klubi.
Kështu ka njoftuar të enjten skuadra e Lazio. Sipas medieve italiane presidenti i klubit Cladio Lotito është shprehur i vendosur për t’i siguruar blerjet e nevojshme trajnerit Petkovic. Lazio ditë më parë angazhojë edhe mbrojtësin brazilian Breno, i cili u lirua nga skuadra e Bayern Munchen. Lazio në të cilën drejtor Sportiv është shqiptari, Igli Tare dhe në të luanë edhe kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ketë edicion e mbylli në pozitën e katërt.
Fjalët Kyqe: FB, lazio, Petkovic
